Presidenti i Lyonit, Jean Michel Aulas, e ka bërë një deklaratë befasuese para përballjes së klubit të tij kundër Barcelonës, sonte në orën 21:00, në kuadër të fazës së 1/8-ës së finales së Ligës së Kampionëve.
Në një intervistë të gjatë për gazetën franceze Le Figaro, Aulas u shpreh i bindur se Cristiano Ronaldo është lojtari më i mirë që ai e ka parë ndonjëherë të luajë kundër Lyonit.
Michel Aulas pretendon se ylli argjentinas i katalonasve, Lionel Messi, nuk ka qenë asnjëherë në formën e tij më të mirë në ndeshjet kundër Lyonit në të kaluarën.
“Lionel Messi? Messi nuk ka qenë asnjëherë shumë mbresëlënës në ndeshjet kundër nesh, për dallim nga Cristiano Ronaldo. Unë e mbaj mend ndeshjen kundër Manchester Unitedit me Ronaldon, në vitin 2004. Ne ishim në epërsi me rezultat 2:0 në pjesën e parë dhe pastaj në ndeshje hyri Cristiano Ronaldo. Ai është një lojtar tejet i mrekullueshëm”, ka thene Aulas.