Presidenti i Këshillit për çështje publike të muslimanëve në Amerikë MPAC Salam Al Marayati vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan
Presidenti i Këshillit për çështje publike të muslimanëve në Amerikë MPAC Salam Al Marayati vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan ku u prit nga Kryetari Naim ef Aliu dhe anëtarët e KBI në Gjilan.
Kryetari Aliu e njohu me punën dhe të arriturat e KBI-së në Gjilanit. Ai ndër tjerash e njoftoi për aktivitetet e KBI- së derisa pjesë shumë me rëndësi është bashkëjetesa ndërfetare të cilën e kultivojmë në vazhdimsi.
Presidenti Al MARAYATI e falënderoi kryetarin Aliu për pritjen, si dhe spjegoi se si muslimanët e Amerikës gëzojnë të drejtat e tyre fetare në shtetin më demokratik në botë. Në këtë takim u dakordua që vizitat të tilla të vazhdohen në mënyrë që të shkëmbehen përvojat e mira në interpretimin e fjalës së Allahut xh.sh.