Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka arritur për vizitën e parë zyrtare në Kosovë. Ai është pritur nga presidenti Agim Ademi dhe KE i FFK-së.
Infantino vizitoI stadiumin ikonik “Fadil Vokrri”. Ai paraprakisht ka bërë homazhe tek shtatorja e Legjendës Fadil Vokrri, teksa në hyrje të stadiumit është pritur me duartrokitje frenetike nga gjenerata e sakrificës.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, i cili ishte i shoqëruar nga presidenti Agim Ademi, presidenti i FSHF-së, Armand Duka dhe presidenti i FFM-së, Muamet Sejdini.
Në delegacion me Infantinon janë edhe Mattias Grafstrom, zv/sekretar i përgjithshëm i FIFA-s, Alasdair Bell, zv.sekretari i përgjithshëm i administratës së FIFA-s, Youri Djorkaeff, këshilltar i lartë i futbollit dhe Federico Raviglione, menaxher i zyrës së presidentit Infantino. /2LONLINE/