Në vazhdën e vizitave të presidentit të FFK-së, Agim Ademit, që po iu bën klubeve të cilat momentalisht gjenden në Antalya të Turqisë, në fazën përgatitore, sot ai ishte për vizitë edhe te klubi FC Drita.
“I shoqëruar nga dy nënkryetarët, Agim Dibrani dhe Bakir Burri si dhe kryetari i LRF-ve, Ismajl Ajeti, presidenti Ademi u njoftua për ecurinë e ekipit në këtë fazë përgatitore dhe për punën në përgjithësi që po bëhet në ekipin bardhë e kaltër”, thuhet në njofitmin e FC Drita.
Drejtori sportiv i FC Drita, Valon Zymberi në emër të klubit e falënderoi presidentin Ademi dhe bashkëpunëtorët e tij për vizitën. /2LONLINE/