Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka udhëtuar sot për në Minsk të Bjellorusisë, ku do të marrë pjesë në mbledhjen e Komisionit HatTrick të UEFA-s.
Kreu i FFK-së është zgjedhur kohë më parë anëtar i këtij organi të rëndësishëm të UEFA-s, derisa në këtë takim do t’i paraqesë edhe projektet e reja të FFK-së.
Presidenti Ademi do të qëndrojë dy ditë në Minsk, ku si pjesë e këtij komisioni tashmë është i thirrur për të vlerësuar dhe realizuar projektet infrastrukturore dhe programet e edukimit për administratorët e futbollit të 55 anëtareve kombëtare të UEFA-s.