Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Rrahman Ramën, me Medaljen Presidenciale, me rastin e shënimit të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Dekorimi është bërë me motivacionin për kontributin e dhënë për Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës.
Medalja Presidenciale në 10 Vjetorin e Pavarësisë u jepet personave që kanë dhënë Kontribut për Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës.