Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi bashkë me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, do të jenë sot të pranishëm në Gjilan, ku do të priten nga garda ceremoniale e FSK-së te Platoja e Teatrit.
Presidentët Thaçi e Meta do të marrin pjesë në ceremoninë mbarëkombëtare të Festimit të 28 Nëntorit, 105-Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, në nderim të Kolosit te Karadakut, Idriz Seferi, Nderi i Kombit, shtatorja e të cilit do të zbulohet sot në qendër të Gjilanit.
Përndryshe ja edhe aktivitetet tjera të ditës së sotme
E hënë, 27 Nëntor 2017
Ora 9:00, zbulimi i busteve:
o Ora 9:00 zbulimi i bustit të Reshat Ymerit
o Ora 9:15 zbulimi i bustit të Xhavit Ahmetit
o Ora 9.30 zbulimi i bustit të Esat Berishës
o Ora 9:35 zbulimi i bustit të Halim Oranës
o Ora 9:45 zbulimi i bustit të Muharrem Ibrahimit
Ora 10:00, Pritja Zyrtare me Gardën Ceremoniale te FSK-se per Presidentet Meta dhe Thaçi, Platoja e Teatrit te Qytetit
Ora 10:20, Shpërndaja e dekoratave nga Presidenti Meta dhe Kryetari Haziri, Teatri i Qytetit
Ora 11:00, Pritja e personaliteteve shtetërore të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi, Zyra e Kryetarit ne Hollin e Teatrit te Qytetit
Ora 11:15, Manifestimi Qendror, Zbulimi i Shtatores së Idriz Seferit nga ana e Kryetari Haziri, Presidentët Meta e Thaçi, së bashku me familjen Seferi
Ora 13:00, Hapja Solemne e Darkës se Lamës nga Kryetari Haziri dhe Presidentet Meta e Thaçi, Holli i Hotelit “Kristal”
Ora 18:00, Festivali i Fëmijëve “Dëbora”, Teatri i Qytetit