Në një aksion të përbashkët të drejtorisë së policisë në Vranjë, agjensionit informativ shtetërorë, xhandarmerisë dhe drejtorisë së tatimit janë gjetur 873 kilogram duhan i ngrirë pa dokumente përkatëse në Preshevë.
Duhani për të cili dyshohet se ka ardhur rrugëve ilegale nga Kosova është gjetur në një oborr shtëpie në veturë me rimorkio pa tabela të regjistrimit në rrethinën e Preshevës, ka njoftuar policia përmes një kumtese, transmeton Titulli.
Policia ka konfiskuar përkohësisht duhanin, veturën dhe rimorkion.
Sipas kumtesës së policisë kundër dy personave të dyshuar me vendbanim në komunën e Preshevës, do të paraqitet ankesë për vepër penale me dyshimin se kanë kryer vepër penale për tregti të paligjshme, transmeton Titulli.
Gjithashtu policia e Vranjës ka kryer edhe kontroll të shitjes së cigareve në një punëtori të shitjeve në Preshevë dhe ka vërtetuar se pronari nuk ka regjistruar qarkullimin e cigareve nga janari deri më 16 dhjetor të vitit 2014.
Policia ka njoftuar se në këtë mënyrë ai iështë larguar pagesës së tatimit në vlerë prej 350 mijë dinarëve dhe do të paraqitet ankesë për vepër penale.
Sipas disa mediave personat e dyshuar për këto vepra penale janë I. Miftari(1973), I.Azizi (1955) dhe Xh. Kadriu (1982) të gjithë këta nga komuna e Preshevës