Festa pas ndeshjes së kombëtares së Serbisë me Shqipërinë, më vonë protestës së zhvilluar në Preshevë nga Tifozat Kuq e Zi ndaj vendimit të UEFA-s, është pasuar me biseda informative të udhëheqësit së këtij grupi të tifozëve për Preshevë, Arianit Aliut.
Portali informativ Titulli ka mësuar se Ministria e Punëve të Brendshme në Serbi, në adresë të Aliut ka dërguar ftesë për bisedë informative.
Ftuarja në biseda informative e qytetarëve shqiptarë të Luginës së Preshevës, për preshevarët është i papranueshëm dhe kujton kohërat e regjimit të Millosheviqit.