Në afërsi të pagesës së autostradës në Doljevac policia e Nishit në tri vetura ka gjetur 25 emigrantë nga Siria sa edhe nga Afganistani, dy nga Indija dhe një nga Pakistani, të cilët ilegalisht kanë hyrë në Serbi. Për shkak të kontrabandimit janë arrestuar dy persona, ndërsa i treti është në kërkim.
19 vjeçari Z.M. nga rrethina e Preshevës, i cili po ngiste automobilin “Reno Espace” me targa të falsifikuara ka kontrabanduar 17 afganë dhe një sirian. Ai ishte përpjekur të arratisej nga policia dhe me rastin e tentimit të ikjes me veturë kishte thyer pengesën në pikën e pagesës së autostradës, transmeton kumtesën portali “JuzneVesti” t[ cil[s i referohet Titulli.com.
Mirëpo, policia i kishte arritur, duke arrestuar Z.M. ndërsa bashkëpunëtorin e tij të moshës së mitur e ka dërguar në Institutin e Edukimit të të Rinjve në Nish.
Është arrestuar edhe 33 vjeçari S.K. nga rrethina e Srbobranit, i cili në furgonin “Ford Tranzit” me targa të Novi Sadit po transportonte 16 shtetas të Sirisë dhe një të Pakistanit.
Përveç kësaj, në furgonin e të njëjtës markë, por me targa të Beogradit, janë gjetur 8 afganë, aq sa edhe sirianë dhe dy shtetas të Indisë. Ngasësi i furgonit ka arrit të ikë, kështu që policia është në kërkim intensiv të tij.
Të dyshuarve i është caktuar masa e mbajtjes deri në 48 orë pas së cilës, me kallëzim penal do të dorëzohen në prokurorinë përkatëse në Nish.
Kundër të miturit do të ngritet kallëzim penal me procedurë të rregullt në Prokurorinë e Lartë në Nish.