Qyteti i Preshevës kohëve të fundit është shëndërruar në një vend emigrantësh të ardhur përmes Maqedonisë nga vendet e ndryshme të Sirisë, Afganistanit dhe Afrikës. Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Aleksandar Vulin dhe shefi i përfaqësisë së Komisariatit të lartë të Kombeve të Bashkuara për refugjatë në Serbi, Hans Friedrich Schröder, kanë hapur Qendrën Kolektive për pranimin e emigrantëve në Preshevë.
Një i ri nga Damasku i Sirisë, që emrin nuk deshi ta tregoj para kamerës së Titulli.com tha se është larguar me qëllim që të shkoj në Gjermani.
Ai i lodhur nga udhëtime e gjata që ka bërë deri në Preshevë thotë se është nisur në Gjermani për të vazhduar studimet atje.
Disa nga refugjatët strehohen në Qendrën Kolektive afër stacionit hekurudhor të Preshevës e cila ka një kapacitet të vogël për pranim.
Sipas të dhënave të Kryqit të Kuq në Preshevë, në javët e fundit për çdo ditë vijnë nga 800 deri në 1.000 emigrantë që i shpërndahen ndihma të nevojshme ushqimore e higjienike.
Nazmi Jashari nga Qendra për për Punës Sociale në Preshevë ka deklaruar se gjithçka që munden ata i ndihmojnë emigrantët që kërkojnë ndihmën e tyre.
Gjithashtu vlen theksuar se organizata të ndryshme lokale në Preshevë dhe zyra për të rinj janë aktive në ofrimin e ndihmave për emigrantët.
Kryetari I komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa pas hapjes së qendrës kolektive për pranim ka thënë se emigrantët nuk do të qëndrojnë më rrugëve, kopshteve, trotuareve dhe restoranteve por do të kenë vendin e tyre.
Emigrantët që vijnë në Preshevë me procedurë të shpejtuar pajisen me dokumentet përkatëse dhe pastaj vazhdojnë rrugëtimin e tyre drejt vendeve perëndimore.
(foto&video)
http://titulli.com/index.php?m=post&s=15178