“Buxheti i komunës së Preshevës nuk do të orientohet vetëm në ndërtimin e infrastrukturës por edhe në resurse njerëzore dhe trajnimin e personelit sepse ajo është mënyra e vetme që komuna të zhvillohet dhe të krijohen kushte për prosperitet ekonomik”, ka thënë shefi i kabinetit të kryetarit të komunës së Preshevës, Gazmend Selmani.
Ai është shprehur për beta se diskutimi publik për buxhetin e vitit të ardhshëm për herë të parë është mbajtur në komunën e Preshevës dhe është organizuar sepse ashtu dëshirojmë të zhvillojmë shoqërinë tonë,transmeton Titulli.com.
Sipas fjalëve të tij qëllimi i administratës lokale në Preshevë është përfundimi i punimeve në zonën industriale që është parakusht për sjelljen e investitorëve vendor dhe të huaj.
“Ne kemi të interesuar potencial për të investuar në Preshevë dhe për atë punojmë që të përfundojmë punët në zonën industriale deri në Prill ose Maj të vitit të ardhshëm.