Pas shumë prolongimeve nga qeveria e Serbisë dhe pas gati 30 viteve, materniteti në Preshevë zyrtarisht ka hap dyert, raporton TVP. Drejtori i shtëpisë së shëndetit Mitat Sahiti për RTV Presheva ka deklaruar se pas shumë përpjekjeve shërbimi i materniteti në Preshevë është kompletuar me kuadrot profesional duke potencuar edhe pajisjet teknike që janë të teknologjisë më të lartë. Materniteti do të jetë në dispozicion të nënave 24 orë .
Drejtori Sahiti po ashtu ka thënë se gratë shqiptare nuk duhet të kenë asnjë dilemë , sepse mjekët do të veprojnë sipas vlerësimeve specialistike dhe rastet e konstatuara do të dërgohen në qendra tjera spitalore , siç ndodhë edhe në Vranjë , ku kjo qendër rastet më të vështira i adreson në Nish apo Beograd.
Ai gjithashtu ka thënë se materniteti në Preshevë posedon edhe inkubatorin transportues.
Edhe udhëheqësi i shërbimit të maternitetit dhe dispanzerit të grave, Driton Mustafa ka theksuar se i tërë stafi është në gjendje gatishmërie dhe mezi presin lindjen e parë .
Duke marrë për bazë disa të dhëna,në Preshevë brenda një viti lindin afro 1 mijë foshnje.
Por hapja maternitetit ishte ditë e veçantë edhe për motrat e mamisë të cilat me vite kanë pritur që të ushtrojnë profesionin e tyre.
Albiona Kamberi thotë se është shumë e lumtur që do të ketë mundësi të shërbej nënave shqiptare , kur dihet se ato deri më tani kanë hasur në vështirësi , duke u nisur nga komunikimi , pasi shumë prej tyre nuk kanë ditur gjuhën serbe.
Në fund drejtori Mitat Sahiti ka uruar gjithë stafin e materniteti dhe nënat shqiptare për këtë ditë të rëndësishme.
Dokumentacioni teknik i maternitetit ishte përpiluar në vitin 2010 , ndërsa punimet kishin filluar në vitin 2012 dhe vlera e përgjithshme e maternitetit është 1.5 milion euro .
Materniteti ka 2 salla të lindjes , inkubimin , fototerapinë , dhomat e motrave , 4 dhoma rehabilitimi, kuzhinën dhe objektet tjera përcjellëse
Nga sot e tutje nënat nga komunat Bujanoc e Preshevë nuk do të bredhin spitaleve të tjerë.
http://www.titulli.com/index.php?m=post&s=15513