(2L ONLINE) – Shkrimtari Prend Buzhala, do të jetë protaginisti i radhës në veprimtaritë letrare të “Vjeshtës letrare të Gjilanit, nesër më 1 Nëntor 2014, ora 12:00, në sallën e KK të Gjilanit, organizuar nga Ars Clubi “Beqir Musliu” e, me një mbështjetje të pjesshme, të Komunës së Gjilanit.
Për autorin e 30 vjeprave letrare, do të flasin, Sejdi Berisha, Hajdin Morina, Nexhat Rexha e Flamur Maloku.
Për kureshtjen e artdashësve dhe si informacion letrar, po i paraqesim edhe titujt e veprave të këtij shkrimtari mjaft produktiv, në mesin e të cilave janë edhe tri monografi letrare për shkrimtarët gjilanas, Ali Huruglicën, Mirko Gashin e Ramadan Mehmetin. Si dhe ka në dorëshkrim dhe monografinë letrare për Beqir Musliun.
POEZI:
1.O Amë, o Amë, 1995.
2. Për kë bie kambanë e re, 1998.
3. Shtatë seanca pranë Apokalipsit, 1998.
4. Këpucët e rënda të lirisë, 2010, botimi II, 2012
5 .Çaste lirike (1-90), vëllimi i parë, 2014
KRITIKA, STUDIME MONOGRAFIKE, VËSHTRIME:
6. Metafora e vendlindjes, 1999. Botimi II 2012.
7. Përqasje estetike, 2000.
8. Ex libris – I, 2003.
9. Odeoni i fjalës, 2003.
10. Shkrimtari pranë buzëqeshjes.
(Studim monografik për letërsinë për fëmijë të Ali Huruglicës, 2005. Botimi II 2012).
11. Muza e zemrës, 2006. Botimi II 2012.
12. Temë dhe tekst, 2006.
13. Muza e Kujtesës, 2007. Botimi II 2012.
14. Aty ku krizat i besohen engjëllit,
(Ndërkomunikime estetike: arti – literatura – lufta, 2008. Botimi II 2012).
15. Res Publica e shkrimtarit, (Ese, trajtesa), 2008. Botimi II 2012
16. Kode poetike të mbijetesës shpirtërore
( Mbi romanet për të rritur të Anton Nikë Berishës, Argeta LMG, Tiranë, 2009).
17. Gjenitivi i lirikës (Poezia e Mirko Gashit), studim monografik, 2009.
18. Të folurit e kryqëzimit shqip/ poezia e sotme shqipe, 2011
19. Amëza e rrëfimit – Shkrime kritiko-letrare / proza e sotme shqipe, “Rozafa”, Prishtinë 2012.
20. Dëshmia për plagën e ftohtë,
(libri dokumentar, shkrime metakritike, ese, 2012
21. Klasiku modern i tekstit –Letërsia e Ramiz Kelmendit
(studim monografi), 2013. Botimi II, 2014.
22. Në mbrojtje të imagjinatës
(Nga letërsia shqipe për fëmijë), 2014
23. Gjakimi i bukurisë
( Letërsia e Ramadan Mehmetit) , 2014
ROMAN, PROZË
24. Moisiu fluturonte me Qerren e Zjarrtë, roman, 2003.
25. Tregime të shenjta, Shkup, 2014, Botimi II, Prishtinë 2014.
PUBLICISTIKË HISTORIKE
26.Lartësimi i lirisë
(Monografi për mësuesin dëshmor Ismet Rrahmani, 2002).
PËRGARTITI PËR SHTYP
28. Tekstament letrar
(Mendimi kritik për veprën e Ramadan Mehmetit, me komente, Prishtinë 2008.
29. Të kuvendosh nën shenjën e Euterpës
(Intervista të Akil Mark Kocit dhënë mediave 1976-2008, Prishtinë 2009).
30. Kurorë lirie
(përzgjedhje nga poezia e poetëve të komunës së Deçanit, FOCUS, Prishtinë 2012.
Përgatiti: Gjon GJERGJAJ