(2L ONLINE) – Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan, z. Zyhdi Haziri ka pritur në një takim Toger Özgür Yıldırım- Komandant i KFOR-it për Komunë të Gjilanit dhe Parteshit. Ishte një dakordim i të dy bashkëbiseduesve, që të vazhdoj bashkëpunimi edhe më tutje mes Gjykatës Themelore të Gjilanit dhe KFOR-it turk.
“Ishte një takim frytdhënës me komandantin e KFOR-it për Komunë të Gjilanit dhe Parteshit, me që rast e njoftova për sigurinë e qytetarëve dhe efikasitetin e Gjykatës dhe Degëve tona. U dakorduam që të vazhdojmë bashkëpunimin me KFOR-in turk, për sigurinë e qytetarëve”, tha Kryetari i Gjykatës Zyhdi Haziri.
Komandanti Özgür Yıldırım, nga ana e tij, ka premtuar takime më të shpeshta për rritjen e bashkëpunimit.
“Qëllimi i takimit ishte njoftimi i Kryetarit Haziri për pjesën e Gjilanit dhe Parteshit, shkëmbimi ideve, si dhe ankesat e qytetarëve. Shpresojmë që të vazhdojmë këtë bashkëpunim edhe më tutje” tha Toger Yildirim.
Me këtë rast kryetari, z. Haziri ka dhuruar edhe një dhuratë simbolike për komandantin Yildirim – thuhet në një njoftim të Gjykatës Themelore të Gjilanit. /2L ONLINE/