Pas një pune intensive dhe angazhimi të përkushtuar, në shtëpinë e Kulturës në Bujanoc u shfaq premiera e filmit “Romanca e hidhur” e regjisorit dhe skenaristit Valton Jakupi.
Filmi i metrazhit të gjatë i kinoproduksionit “International Europe London Swiss” dhe Theater Antika Switzerland, para publikut paraqiti filmin me një tematik pak të shtjelluar në botën e filmit shqiptarë.
Jo rastësisht regjisori Valton Jakupi zgjodhi Bujanocin për shfaqjen e filmit “Romanca e hidhur”. Si shpjegon ai rrënjët e tij janë në fshatin Tërnoc, dhe pikërisht për këtë zgjodhi vendlindjen dhe jo Zvicrën, Kosovën, Maqedoninë apo ndonjë vend tjetër shqiptarë për dhënien e filmit premierë.
“Zemra ngre nga vendi jot”, tha Valtoni, i cili u nderua me mirënjohje nga Zyra për të Rinj në Bujanoc për dhurimin e mjeteve të grumbulluara nga shfaqja e filmit, raporton Titulli.com.
Punën e regjisorit dhe aktorëve me stafin ndihmës e kanë vlerësuar lartë qytetarët, të cilët panë premierën e filmit, duke e përgëzuar stafin e filmik për suksese me projektet e reja në të ardhmen.
Filmi “Romanca e hidhur” është realizuar në Zvicër dhe komunë të Bujanocit, ndërsa shumë aktorë që marrin pjesë në këtë projekt filmik janë pikërisht nga vendlindja e regjisorit.
Pas shfaqjes premierë të këtij filmi, Valtoni ka premtuar se ai do të shfaqet edhe për shumë artdashës në Evropë, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.