DYLON

Ministri Rrahmani diskuton me donatorët dokumentet strategjike politike të Ministrisë dhe projektet në shëndetësi

Avatar photo Redaksia

Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani priti sot përfaqësuesit e partnerëve ndërkombëtarë të zhvillimit të sektorit të shëndetësisë, nga të cilët pranoi një dokument me komente të përbashkëta të këtij komuniteti lidhur me dokumentet e politikave të prodhuara nga Ministria e Shëndetësisë, të cilat në korrik u janë prezantuar atyre.

Ministri Rrahmani tha se mirëpret rekomandimet e partnerëve që kanë të bëjnë me Planin e reformës; Planin e Veprimit; Indikatorët dhe Korniza logjike e veprimeve; të cilat do ta ndihmojnë Ministrinë që të bëjë zhvillimet e duhura në një bashkëpunim të ngushtë me partnerët.

EkoHigjiena

Në këtë takim, Ministri Rrahmani i ka njoftuar, gjithashtu, partnerët e zhvillimit të sektorit Shëndetësor (Zyrën Italiane për Bashkëpunim, Agjencinë e Luksemburgut për Zhvillim dhe Bashkëpunim, Ambasadën e Luksemburgut, OBSH-në, Bankën Botërore dhe Agjencionin Zviceran për Zhvillim dhe bashkëpunim) me projektet në zhvillim në sektorin e shëndetësisë si përgatitjet për sigurimet shëndetësore, fuqizimin e shërbimeve të kardiologjisë invazive dhe kardiokirurgjisë në QKUK, projektin e Emergjencës së re, projektet zhvillimore në Kujdesin Parësor Shëndetësor, progresin në përmirësimin e furnizimit me barna në KPSH, bashkëpunimin edhe me donatorë të tjerë si dhe politikat e tjera shëndetësore në zhvillim.

Në emër të përfaqësuesve të partnerëve ndërkombëtar të zhvillimit të sektorit të Shëndetësisë, z. Pierre Weber, tha se mirëpret zhvillimet pozitive që janë duke u bërë pa u ekzagjeruar nga ana e Ministrisë dhe se ky komunitet do të vazhdojë ta mbështes sektorin shëndetësor në Kosovë, me qëllim të zhvillimit të saj dhe sigurimit të shërbimeve sa më cilësore për qytetarët e Kosovës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.