Prej nesër qytetarët e Kosovës do të paisen me letërnjoftime biometrike. Ministria e Punëve të Brendshme ka paralajmëruar se cermonia zyrtare do të jetë nesër në orën 11, ndërkaq që prezent do të jenë Ministri i brendshëm, Bajram Rexhepi, Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Peter Blomeyer dhe ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar.
Këto dokumente janë të një teknologjie të lartë dhe e ofrojnë Kosovën më shumë me vendet e Bashkimit Evropian.