Feronikeli dhe Prishtina po vazhdojnë duelin kryesor të javës së fundit në Ipko Superligën e Kosovës në futboll, i cili ka peshën e titullit kampion i Kosovës.
Skuadrat janë mobilizuar në të gjitha aspektet dhe po kërkojnë më ngulm titullin, për të cilin kanë luftuar gjithë edicionit.
Përderisa, Prishtinës vetëm fitorja i kryen punë, Feronikeli mund të shpallet kampion me fitore dhe barazim. Nga barazimi do të vazhdojë pjesa e dytë, pasi pjesa e parë u mbyll pa gola 0:0.
Të dyja skuadrat u treguan të matura dhe me pak aksione rreziku, gjersa ky rezultat i konvenon vendasve.
Mijëra tifozë po qëndrojnë në përkrahje të klubeve të zemrës në Stadiumi “Rexhep Rexhepi” në Drenas, ndërsa kapaciteti i tij është i kufizuar.
Për këtë, tifozët mysafirë, “Plisat” kanë improvizuar një pjesë të stadiumit si tribunë të vogël.
Në anën tjetër, “Tigrat e Zi” kanë prezantuar sot gjatë ditës tifozin më të vecantë, i cili ishte bërë gati me kohë për ndeshje.