Lojtari i SC Gjilanit, Albin Prapashtica ka bërë thirrje nga dhoma e konferencës për bashkëlojtarët e tij që të reflektojnë dhe të luftojnë edhe më shumë për të arritur rezultatet pozitive.
Duke folur për ndeshjen e radhës kampionale ndaj Llapit, futbollisti sulmues ka potencuar se brenda skuadrës ka harmoni dhe mbi të gjitha cilësi për të kërkuar maksimumin e pikëve.
“Na pret një ndeshje e vështirë, mirëpo ne jemi të fokusuar në ekipin tonë për të arritur qëllimet tona. Kemi cilësi brenda ekipit, ajo çfarë na mbetet është të demostrojmë atë të cilën e kemi punuar dhe të luftojmë për të marrë maksimumin e pikëve”, potencoi Prapashtica.
Prapashtica vuri në theks gjithashtu edhe eleminimin e gabimeve nga ndeshja e kaluar, ndërkohë që është shprehur optimist se skuadra do të rikthehet te rezultatet pozitive.
“Kemi analizuar ndeshjen e kaluar dhe do mundohemi që gabimet e bëra të mos i përsërisim. Duhet të reflektojmë dhe të rikthehemi te rezultatet pozitive”, përfundoi Prapashtica.
Dueli ndërmjet Gjilanit dhe Llapit zhvillohet këtë të shtunë në stadiumin ndihmës në Gjilan me fillim nga ora 13.00. /2LONLINE/