Përforcimi më i ri i klubit të futbollit Drita, Albin Prapashtica, ka thënë se është kënaqësi për të , privilegj e nder të jetë pjesë e njërit prej klubeve më të mëdha ne Kosovë.
“Mirënjohës për menaxhmentin e klubit që më kërkuan dhe më bindën për projektin serioz dhe afatgjatë. Do të punojë dhe kontribuojë shumë për klubin si shpërblim për besimin e tyre ndaj meje”, ka thënë Prapashtica.
Ai shtoi se mezi pret që të fillojë këtë eksperiencë të re.
“Kam shumë për ti dhënë klubit tim të ri e në veçanti tifozerizë, “Intelektualëve””, ka thënë sulmuesi i krahut, Albin Prapashtica. /2LONLINE/