/2L ONLINE/ – Deklarata e fundit e patriarkut Irinej se “Kosovën do ta marrim sërish me luftë” është retorikë me të cilën Kisha Ortodokse Serbe në fillim të viteve të tetëdhjeta inspiroi politikën shoviniste serbe që të filloi aksionin për të suprimuar autonominë e Kosovës. Ky inspirim nuk përfundoj me kaq; hordhitë serbe e zhytën në gjak të gjithë hapësirën ish jugosllave, për t’u ndalur në Kosovë me 1999. Kisha Ortodokse Serbe e mbanë përgjegjësi për viktimat e shkaktuara në hapësirat e ish Jugosllavisë pasi ishte inspirim shpirtëror i kriminalizimit të politikës dhe popullin serb. Dhe siç po shihet ajo prapë nuk ka hequr dorë nga politika e saj kriminale ku tendencat për ta aktualizuar çështjen e objektit në kampusin e universitetit dhe kërcënimi i Republikës së Kosovës me luftë, i ngjajnë bekimit të shishes në prapanicën e Gjorgje Martineviqit në maj të vitit 1985. Ky bekim shërbeu si uverturë e fillimit të çmontimit të autonomisë së Kosovës.
Si filloi ngjarja
Me 1 maj 1985, kur te gjitha qytetet e Kosovës dhe Jugosllavisë ishin veshur me petkun festiv dhe po bëheshin gati për të kremtuar ditën e “popullit punonjës”, kremtimi u ndërpre nga një ngjarje e cila në një vend normal nuk do të shkaktonte efekte më larg se lagja. Ngjarja perverse e shkaktuar nga një qytetar i nacionalitetit serb Gj. Martinoviq, shkaktoj efekte politike dhe të sigurisë sa që me të u morën organet më të larta të federatës jugosllave: Kryetari i Federatës që ishte organ kolegjial, Kuvendi Federativ, Këshilli Ekzekutiv Shtabi i Përgjithshëm i Armatës Jugosllave shërbimet sekrete, të gjitha strukturat shtetërore të Republikës Socialiste të Serbisë, Akademia e Arteve dhe e Shkencës së Serbisë dhe Kisha Ortodokse Serbe. Ata të cilët më së shumti u trazuan dhe përballuan presionin politik ishte popullata shqiptare e Kosovës, strukturat politike dhe të sigurisë të Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës dhe të qytetit të Gjilanit vendit ku kishte ndodhur ngjarja.
Foto e Policisë Kriminale e Stacionit Policor në Gjilan; pjesë e shishes e formuar me copat e nxjerra nga zorra e trashë e Gjorgje Martineviqit
Në fakt, në kushte normale, por edhe me ligjet në fuqi, me ngjarjen do të merrej mjeku i spitalit Regjional të Gjilanit ku qytetari Martinoviq kishte kërkuar ndihëm, si dhe familja e tij, pasi akti kishte karakter të tillë që kërkohej intimiteti. Mirëpo politikat shoviniste serbe janë të tilla dhe për qëllime të tyre i shfrytëzojnë edhe prapanicat!
Ditën kritike të 1 majit 1985, qytetari Martineviq, i punësuar si person civil në Armatën Jugosllave, në vend se të merrte pjesë në kremten e festës së 1 majit të cilën e organizonte edhe armata, ai vendosi të shkoi të punoi te ara e tij e cila ndodhet në periferi të Gjilanit. Me vete mori shatin, një trastë ku futi bukë dhe një shishe me ujë e cila më pastaj u bë e famshme.
Pasi kishte shkuar te ara dhe kishte punuar pak, ishte ulur të pushonte ku ndër kohë kishte filluar t’i bënte hyzmetin prapanicës së tij me objekte rrethanore pasi ishte homoseksual. Në përpjekje për të arritur kulme, ai kishte provuar këtë punë ta bënte me shishe; një herë kishte filluar nga pjesa konike e shishes, pastaj atë e kishte kthyer nga fundi ku nga humbja e kontrollit shishja ishte futur thellë në zorrën e trashë dhe ishte thyer brenda. Martineviq kishte provuar ta nxirrte shishen por nuk ja kishte arritur dhe për këtë punë ishte drejtuar në spitalin regjional të Gjilanit ku edhe ishte pranuar për trajtim nga mjeku kujdestar.
Ky ishte versioni zyrtar i cili u nxor nga organet kompetente të hetuesisë dhe të Gjykatës së Qarkut në Gjilan. Këtë version e pranoi edhe vet qytetari Martinoviq i cili sa ishte i shtrirë në spital ngjarjen ja rrëfej komandantit të garnizonit të Gjilanit kolonelit Novak Ivanoviq, të cilin rrëfim ky fshehtas e kishte incizuar. Këtë version e nxorën e dhe ekspertët e kriminalistikës së Sekretariatit të Punëve të Brendshme të Serbisë të cilët u dërguan për ta hetuar ngjarjen. Bile këta shkuan edhe më larg; në shtëpinë e Martinoviqit gjetën thikën me të cilin ai në një pemë të oborrit të tij kishte prerë një degë të cilën e kishte gdhendur për ta përdorur si kunj për ta përforcuar shishen gjatë kryerjes së aktit pervers.
Për kundër të gjitha këtyre fakteve, politika e shtetit jugosllav e cila dominohej nga serbet, strukturat politike dhe shtetërore të Republikës së Serbisë, Akademia e Arteve dhe e Shkencave të Serbisë dhe Kisha Ortodokse Serbe, nga ky akt patologjik, krijuan ngjarjen politike të cilën e cilësuan si “vepër të kryer nga nacionalistët dhe irredentistet shqiptar, me qëllim të frikësimit dhe ushtrimit të presionit te popullata serbe për t’u shpërngulur nga Kosova”.
Në vlugun e fushatës anti shqiptare me qëllim të suprimimit të autonomisë së Kosovës, nën motivacionin se aktin e kanë kryer nacionalistët dhe irredentistet shqiptar, politika serbe, kisha dhe mediat, filluan një fushatë të propagandës dhe aksioneve politike në drejtim të Kosovës me qëllim të komprometimit të strukturave shtetërore kosovare të cilat përpiqeshin të ruanin autonominë mbi bazë të kushtetutës së vitit 1974. Këtyre presioneve në mënyrë direke ju nënshtruan në radhë të parë strukturat e sigurisë së qytetit të Gjilanit, Atyre ju vesh akuzua për manipulim të provave, dhe se gjoja ju ka kërcënuar serbëve lokal se: “do të ju burgosim nëse nuk i bindeni vendimit të Gjykatës së Qarkut se aktin e ka kryer vet Martinoviqi”.
Foto e Policisë Kriminale e Stacionit Policor në Gjilan e bërë në vendin e ngjarjes me 2 maj 1985 ku shihet kunji në të cilën Martineviq ka përforcuar shishen.
Mediat beogradase si ato elektronike dhe të shkruara të prira nga televizioni i Beogradit dhe nga gazetat Poilitika dhe Borba, Akademia e Arteve dhe Shkencave, Shoqata e Shkrimtarëve e Serbisë, ju bashkëngjitën aksioneve të politikës zyrtare serbe ku filluan një propagandë të shfrenuar në drejtim shqiptarve, duke i cilësuar me epitete të ndryshme dhe duke mitizuar prapanicën e Martinoviqit. Kjo propagandë sistematike me pretekst të këtij akti vazhdoi me vite dhe ishte e orientuar në dëm të autonomisë së Kosovës dhe me qëllim të stigmatizimit të shqiptarëve para strukturave politike të republikave tjera, të cilat Serbia dëshironte t’i ketë aleat në funksion të suprimimit të autonomisë së Kosovës.
Ky rast mori edhe karakter ndërkombëtarë pasi prapanica e Martinoviqit dhe shishja e ujit mineral “Radenska me tri zemra” gjeti vend edhe në faqet e shtypit ndërkombëtar të kohës si dhe u përmend si metaforë katër herë në Gjyqin Ndërkombëtar të Hagës gjatë gjykimit të Millosheviqit. Gjithashtu akti “burrëror” Martinoviqit u bë temë trajtesash “shkencore” e shumë simpoziumeve të organizuar nga grupe intelektualësh serb; temë trajtesash nga strukturat politike dhe partiake serbe; temë e preferuar e trajtimit letrar; gazetaresk etj. ku në spikamë vihej qëndresa e prapanicës serbe në Kosovë. Mes tjerash, në funksion të kësaj propagande shtëpitë filmike beogradase gjiruan dy filma, kurse me pretendimin se drejtësia do të qohet ne vend, në vitin 1991, në Serbi u formua një parti politike me emrin e Martinoviqit e cila ishte satelite e SPS së Millosheviqit ku mori pjesë edhe në zgjedhje.
Në drejtim të propagandës së ç’frenuar, në funksion të demonizimit të shqiptarëve, më së largu pretendoi të shkonte Kisha Ortodokse Serbe, e cila propozoi të shpallë të shenjt prapanicën e Martinoviqit dhe t’i mallkoi të gjitha shishet, siç ndodhi tani rasti i mallkimit të dronve nga Mitropoliti i kishës ortodokse serbe në Mal të Zi, Amfillohije Radoviç, pas ndeshjes futbollistike Serbi-Shqipëri.
Kjo propagandë e ç’frenuar natyrisht se pati efektet e vet politike nga se, pos tjerash popullata e Kosovës dhe ajo e Gjilanit në veçanti ju nënshtruan një presioni të madh politik dhe psikologjik. Kjo rëndonte shumë mbi këtë popullatë pasi ata u etiketuan masivisht për një çështje banal, kurse Gjilanasit, si serbet ashtu edhe shqiptarët dinin për homoseksualitetin e Martinoviqit dhe aq më tepër, organet kompetente të hetuesisë dhe gjykata dhanë verdiktet zyrtare.
Kjo ngjarje banale është shfrytëzuar shumë nga politika serbe dhe ishte njëra nga ngjarjet që asaj i shërbeu më së shumti për ekspansion drejt Kosovës. Një autor serb (M. Gjorgjeviq) duke ju referuar këtij akti dhe ngjarjeve që pasuan me vonë në raportet Kosovë-Serbi, në një artikull të vetin e këtë akt e quan si “Shishja e cila e filloi luftën”.
Nga e gjithë kjo ngjarje, në vazhdimësi banorët e Kosovës dhe Gjilanit përjetuan shumë të këqija, por koha la edhe dy barcaleta. Nnjëra se “Martinoviqi i ka katër zemra” dhe tjetra “Pse Gjilani nuk e solli Martinoviqin në Gjakovë, nuk ish bo gjithë kjo hallakamë”. /2L ONLINE/