Kryetari i Gjykatës së Apelit, Salih Mekaj, me anë të një aktvendimi ka pranuar kërkesën për përjashtimin e kolegjit gjyqësor në rastit “Kleçka “, paraqitur nga ana e disa avokatëve të këtij rasti, në seancën e shqyrtimit të 17 dhe 18 shtatorit 2014, njofton Zyra për Informim e kësaj gjykate.
Për vendosjen e kësaj çështje penale do të caktohet një kolegj tjetër në bazë të planit vjetor të punëve të gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit për vitin 2014.