(2L ONLINE) – Autoritetet policore kanë bërë me dije se në rrugën “Marije Shllaku”, në Gjilan është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti duke e prishur rendin dhe qetësinë publike nuk ka përfillur urdhrat e policit si dhe ka sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policorë, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /2L ONLINE/