Kamenicë – (2LONLINE) – Rreth orës 12, njësiti kundër krimeve ekonomike i Policisë së Kosovës ka arrestuar zyrtaren e Prokurimit në Kamenicë, Hatixhe Canaj. Rastin e ka konfirmuar për radion Premiera, shefi i Zyrës për Informim, Sylejman Morina.
“Po arrestimi ka ndodh në objektin e Komunës. Arsyet nuk I dimë. Presim organet kompetente të dalin me të dhëna zyrtare”, ka thënë Morina.
I kontaktuar nga radio Premiera, zyrtari për informim në Policinë e Kosovës, Brahim Sadriaj, nuk ka qenë në gjendje të jap detaje rreth këtij arrestimi, por ka thënë se gjatë ditës do të dilet me një njoftim për arsyet e prangosjes së zyrtares së prokurimit. Jo zyrtarisht mësohet se Canaj është arrestuar për keqpërdrim të detyrës zyrtare, të cilës në gjep I janë zënë mbi 1 mijë euro.
Ndërkaq, burime të Indeksonline tregojnë se Policia I është vënë në kërkim edhe kryetarit të Kamenicës, Shaip Surdulli për ta intervisutar, por ai e ka fikur telefonin./2lonline/