Mbrëmë në Viti, pranë objektit të emergjencës me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë është vendosur tenda për triazhimin dhe identifikimin e rasteve të dyshuara me Koronavirus.
Drejtoresha e QKMF-së në Viti, Dr. Vjollca Kadolli-Halili bënë me dije se në mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, kanë pranuar edhe mjete mbrojtëse.
Ajo kërkon nga të gjithë që të mos bëjnë panik dhe kërkon nga secili të përkujdesët për vetën dhe të tjerët duke zbatur rekomandimet e dhëna nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.
Ajo gjithashtu njofton se punëtorët shëndetësor të vetëizoluar janë me shëndet të mirë dhe potencon se stafi mjekësor në Viti e Pozheran janë në nivel të detyrës dhe atë me kujdes të shtuar.
Drejtoresha Kadolli-Halili potencon se punëtorët shëndetësor kanë edhe mbështetjën e insitucioneve komunale.