DYLON

Raportohen dy aksidente trafiku me të lënduar

Raportohen dy aksidente trafiku me të lënduar
Avatar photo Redaksia

Autoritetet policore kanë bërë me dije për dy aksidente trafiku që kanë ndodhur, një në  Gjilan dhe një në fshatin Llabjan ku ka pasur të lënduar.

Në rastin e parë, në rrugën “Hamdi Kurteshi” në Gjilan, policia ka bërë me dije se ka ndodhur aksident trafiku në mes një motoçiklete dhe një veture.

Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar pasagjeri i motoçikletës, i cili është ndaluar në Spital për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

EkoHigjiena

Ndërsa, në rastin tjetër, në rrugën Gjilan-Prishtinë, në fshatin Llabjan ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet dy automjeteve civile të udhëtarëve me drejtues meshkuj K/Shqiptar dhe K/Serb.

Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar dy drejtuesit e automjeteve si dhe katër pasagjerët.

Të lënduarit kanë marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Gjilanit dhe janë lënduar, ndërsa dy pasagjerët femra Kosovare janë hospitalizuar për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.

Rasti procedohet me procedurë të rregullt.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.