Në komunën e Bujanocit janë rreth 15 ndërmarrje shtetërore që në një kohë kanë punësuar mbi gjashtë mijë punëtorë dhe prej tyre vetëm fabrika e njohur e ujit mineral “Heba” është privatizuar plotësisht
Në Sebi në vitin 2001 është themeluar Agjencia për Privatizim, institucion përgjegjës për zbatimin e privatizimit, në bazë të Ligjit mbi privatizimin. Por, privatizimi ka filluar shumë më herët, para më shumë se 20 viteve, ndërsa në komunat e Bujanocit dhe Preshevës shumica e ndërmarrjeve shoqërore ende nuk janë privatizuar. Disa janë me vite të tëra në fazën e privatizimit, disa punojnë vetëm me numër simbolik të punëtorëve e disa kanë falimentuar plotësisht.
Vetëm në komunën e Bujanocit janë rreth 15 ndërmarrje shtetërore që në një kohë kanë punësuar mbi gjashtë mijë punëtorë. Prej tyre, është privatizuar vetëm fabrika për prodhimin e ujit mineral “Heba” dhe një pjesë e fabrikës së materialit ndërtimor “Integral”.
“Procesi i privatizimit në komunat e Bujanocit dhe Preshevës është një çështje shumë delikate, e cila kurrë nuk ka përfunduar deri në fund, edhe pse procesi i privatizimit në Serbi ka filluar në fund të viteve të 90-ta”, thotë për Titullin, Nexhat Behluli, bashkëpunëtor profesional i Agjencisë për Privatizim.
Sipas fjalëve të tij, ky proces mund të quhet i dështuar, dhe arsyet janë politike.
për më tepër dhe video: