Në Policinë e Kosovës thonë se po vazhdojnë me patrullime policore gjatë 24 orëve.
Sipas policisë Implementimi i planeve policore po vazhdon, me qëllim të ngritjes së mëtejme të sigurisë publike, parandalimit të krimit si dhe zbatimit të masave ndaj pandemisë.
Për ti arritur këto synime, policia po vazhdon me patrullime gjatë 24 orëve në nivel vendi.
Përndryshe, Policia e Kosovës po vazhdon që të shqiptojë gjoba për qytetarët të cilët nuk po respektojnë masat antiCOVID-19.
Vetëm gjatë të dielës, policia ka shqiptuar 387 gjoba për qytetarët të cilët nuk i respektuan masat për parandalimin e përhapjes së virusit korona.