Policia në Komunën e Kamenicës ka vazhduar monitorimin e situatës në terren për respektimin e rregullave anticovid të vendosura nga Qeveria e Kosovës.
Sipas policisë për periudhën kohore 11.01.2021-17.01.2021, javën që lamë pas janë shqiptuar gjithsej 59 tiketa personave që nuk kanë respektuar vendimet e Qeverisë sipas ligjit: LIGJI NR. 07/L-006 – PËR PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E PANDEMISË COVID-19 NË TERRITORIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS.
-53 tiketa janë shqiptuar për mosmbajtjen e maskës, me gjobë prej 35 euro.
-4 tiketa janë shqiptuar për mosmbajtjen e distancës fizike, me gjobë prej 35 euro.
-2 tiketa janë shqiptuar për organizim të aktiviteteve të ndaluara me vendim të Organit Kompetent, me gjobë prej dy mijë (2000) euro dhe ndalimin e aktivitetit, ndërkaq personi përgjegjës i personit juridik dënohet me gjobë me dymijë (2000) euro.
Ndryshe Policia dhe Institucionet Komunale u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë dhe zbatojnë masat anticovid në mënyrë që të mos pasojnë gjobat. /2LONLINE.com/