Drejtoria Rajonale e Policisë, njësia për komunitet pranë stacionit të policisë në Gjilan, kanë marrë pjesë në një ligjëratë për sigurinë në komunikacion me rreth 60 nxënës të klasave të para të shkollës “Thimi Mitko”, në Gjilan.
Nxënësit janë njoftuar me rregullat themelore në komunikacion siç janë : Kalimi i rrugës në vendkalimin për këmbësore, shenjat e trafikut ,semaforët etj.
Nxënësit kanë treguar interesimin e tyre duke bashkëbiseduar lidhur me këtë temë.
“Policia e Kosovës është e përkushtuar të vazhdoj edhe me projekte dhe ligjërata të tjera edhe në te ardhmen, për të mirën e komunitetit”, ka thënë zëdhënësi I policisë, toger Ismet Hashani. /2LONLINE/