Policia e Kosovës njësitet e policisë në komunitet nga stacioni policor i Gjilanit kanë realizuar ligjëratën e radhës me nxënësit e shkollës fillore “Nazim Hikmet” ne fshatin Dobërqan të Komunës së Gjilanit.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se pasi që jemi në prag të festave të fundvitit ligjërata është orientuar në shpjegimin dhe vetëdijësimin e fëmijëve për rrezikun dhe pasojat nga mjetet piroteknike.
Sipas tij, në ligjërata kanë marre pjesë rreth 120 nxënës të klasave të ulëta. Drejtori i kësaj shkolle, mësimdhënësit dhe nxënësit janë falënderuar për ligjëratën dhe kane shpreh shume interesim përmes pyetjeve të ndryshme.
Policia e Kosovës që nga tani apelon që mos të përdoren mjetet piroteknike nga personat e paautorizuar e veçanërisht fëmijët për festat e fundvitit.