“Policia e Kosovës (PK) vazhdon përkushtimin dhe angazhimin në zbatim të planeve dhe masave ndaj pandemisë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Përmes implementimit të planeve operacionale dhe zbatimit të masave të institucioneve shtetërore, Policia e Kosovës po kujdeset për sigurinë publike si dhe parandalimin e përhapjes së pandemisë.
“Qëllimi i planeve policore, mbetet orientimi në ngritjen e mëtejme të sigurisë së përgjithshme, parandalimit të krimit, zbatimit të masave anti COVID-19 dhe marrjen e masave ndëshkuese ndaj atyre që nuk zbatojnë masat e parapara”, thuhet në njofitm.
Përndryshe, brenda 24 orëve të fundit janë shqiptuar 251 tiketat e shqiptuara në bazë të ligjit Covid – 19. /2LONLINE.com/