Një ekip instruktorësh nga Policia Ushtarake e Gjermanisë ka trajnuar Policinë ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës për “Mbrojtje të Afërt”.
Trajnimi një javor i ka mundësuar pjesëtarëve të FSK-së që të ngritin nivelin e përgatitjes në taktikat dhe teknikat e qitjes, mbrojtën e afërt të VIP-ve dhe qitje me armë të shkurtë dhe të gjatë.
Ky trajnim u realizua duke u bazuar në bashkëpunimin bilateral me Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë Ushtarake të Gjermanisë, të cilët janë duke dhënë një kontribut të madh në ngritjen e kapaciteteve profesionale të Policisë Ushtarake. /2LONLINE/