Në kuadër të bashkëpunimit që ka FSK-ja, me Italinë, një ekip e Policisë Ushtarake,
Sektori i Hetuesisë të Forcës së Sigurisë së Kosovës ka qëndruar në selinë qendrore të karabinierëve në Romë të Italisë, ku kanë realizuar trajnim në metodat e hetimit të krimit, që përdorin karabinierët në fushën e hetuesisë.
Ky trajnim dhe trajnime të kësaj fushe, krijojnë mundësinë në ngritjen e kapaciteteve të këtij sektori të rëndësishëm për Policinë Ushtarake të FSK-së, njofton Forca e Sigurisë së Kosovës. /2LONLINE/