Ankuesi raporton në polici se iu ishte vjedhur një lopë. Policia iu bije në gjurmë të dyshuarve porse tani më lopa ishte prerë. Mishi I lopës si dhe lëkura e saj janë konfiskuar dhe iu janë kthyer ankuesit të rastit, ndërkohë që një i dyshuar është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë, e policia është në kërkim edhe të dy të dyshuarve tjerë, të involvuar në rastin në fjalë.
Duke folur për rastin, Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se në stacionin policor të Gjilanit është raportuar një raste vjedhjeje, që ka ndodhur në fshatin Shillovë ( e banuar me shqiptarëve), të komunës së Gjilan. Ankuesi kishte raportuar se iu ka vjedhur një lopë nga stalla e tij.
Policia e Kosovës (PK) Njësiti i hetimeve nga stacioni policor i Gjilanit , përmes rrugëve operative dhe informatave kredibile ka arritur që të sigurojë informata se lopa e vjedhur dyshohet se gjendet në fshatin Perlepnicë.
Zëdhënësi Ismet hashani ka bërë me dije se njësitet e hetimeve kanë arritur që të identifikojnë të dyshuarin M. R. (1976) ku në oborrin e shtëpisë se tij, në fshatin Perlepnicë, është gjetur lopa e prerë të cilën, të dyshuar të tjerë, mishin e saj e kishin copëtuar në podrumin e shtëpisë së të dyshuarit M. R.
I dyshuari M. R. (1976) është arrestuar dhe sjellë në stacion policor ku edhe është intervistuar në prezencë të avokatit të caktuar sipas detyrës zyrtare.
“I dyshimti dyshohet se në bashkëpunim me dy të dyshuar tjerë e kishin prerë dhe copëtuar lopën ne oborrin e tij sipas marrëveshjes që kishin bërë në mes veti. Në vendin e ngjarjes kemi sjellë edhe ankuesin I cili identifikoi litarin me të cilën ka qenë lopa e lidhur. Mishi I lopës si dhe lëkura e saj janë konfiskuar dhe ju kanë kthyer ankuesit të rastit”, ka thënë zëdhënës Hashani.
Sipas tij, dy të dyshuarit tjerë, të njohur për policinë , R. N. (1985) dhe A. R. (1989), janë kërkuar në shtëpitë e tyre, dhe për momentin gjenden në arrati.
Ndaj të dyshuarit M. R., prokurori I shtetit lëshoi vendimin mbi masën e ndalimit për 48 orë.
Rasti mbetet nënë hetime aktive. /2LONLINE.com/