Për çdo 24 orë, nga Policia e Kosovës, raportohet për gjobat që shqiptohen për qytetarë që nuk po i respektojnë masat e vendosura nga institucionet shëndetësore ndaj COVID-19.
Brenda 24 orëve të fundit janë shqiptuar 838 të tilla, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Përndryshe, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, numri total i rasteve pozitive është 52.333 raste nga 189.420 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.355 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 430 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 43.378 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.600. /2LONLINE.com/