Komandanti i Stacionit Policor në Kamenicë, Florim Klaiqi, ka thënë se Policia vazhdimisht është duke monitoruar gjendjen për respektimin e rregullave anticovid të vendosura nga Qeveria e Kosovës.
Sipas Klaiqit, vetëm gjatë javës së kaluar janë shqiptuar 74 tiketa personave që nuk kanë respektuar vendimet e Qeverise sipas ligjit: LIGJI NR. 07/L-006 – PËR PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E PANDEMISË COVID-19 NË TERRITORIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS.
“Për periudhën kohore 07.12.202-13.12.2020, janë shqiptuar 74 tiketa. Gjobat që janë shqiptuar ndahen në këtë mënyrë: 35 tiketa, personi fizik i cili nuk respekton vendimin e Organit Kompetent për mbajtjen e maskës, dënohet me gjobë prej 35 euro. 9 tiketa, personi fizik i cili nuk respekton vendimin e Organit Kompetent për mbajtjen e distancës fizike, dënohet me gjobë prej 35 euro. 30 tiketa, personi fizik i cili nuk e respekton Vendimin e Organit Kompetent për kufizimin e qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve sipas orarit të caktuar, dënohet me gjobë prej 200 euro”, ka thënë Klaiqi.
Komandant Klaiqi ndër të tjera u ka bërë apel të gjithë qytetarëve që t’i respektojnë këto udhëzime, sepse për çdo mosrespektim do të pasojnë gjobat. /2LONLINE.com/