Për çdo 24 orë, nga Policia e Kosovës, raportohet për gjobat që shqiptohen për qytetarë që nuk po i respektojnë masat e vendosura nga institucionet shëndetësore ndaj COVID-19. Në 24 orët e fundit, janë shqiptuar 634 gjoba, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Po ashtu policia ka shqiptuar edhe 1 mijë e 436 tiketa për drejtues automjetesh, për shkelje të rregullave në komunikacion.
Ndërsa brenda 24 orëve të fundit janë shkaktuar 14 aksidente me të lënduar dhe 28 aksidente me dëme materiale.
Janë arrestuar edhe 22 persona, 15 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 1në vuajtje të dënimit. /2LONLINE.com/