Referuar raportit policor për 24 orët e undit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 504 gjoba për qytetarët që nuk po i respektojnë masat e vendosura nga institucionet shëndetësore ndaj COVID-19, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Po ashtu policia ka shqiptuar edhe 1 mijë e 87 tiketa për drejtues automjetesh, për shkelje të rregullave në komunikacion.
Ndërsa brenda 24 orëve të fundit janë shkaktuar 7 aksidente me të lënduar dhe 27 aksidente me dëme materiale.
Janë arrestuar 21 persona, 17 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 1 në ndalim policor. /2LONLINE.com/