Po vazhdojnë gjobat për qytetarët që nuk po i respektojnë masat anticovid ndonëse shihet se ato kanë ra në numër. Policia ka shqiptuar 165 gjoba për mosrespektim të këtyre masave. Kështu bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Po ashtu policia ka shqiptuar edhe 2 mijë e 22 tiketa për drejtues automjetesh, për shkelje të rregullave në komunikacion.
Ndërsa brenda 24 orëve të fundit janë shkaktuar 22 aksidente me të lënduar dhe 29 aksidente me dëme materiale.
Janë arrestuar 16 persona, 4 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 5 në vuajtje të dënimit. /2LONLINE/