Forca të policisë në këto momente e kanë rrethuar selinë e Lëvizjes Vetëvendosje! në Prishtinë për ta arrestuar Dardan Molliqajn. “Forca të policisë e kanë rrethuar selinë e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë. Ata duan ta arrestojnë Dardan Molliqajn, shefin e shtabit për pjesëmarrje në aksione”, ka konfirmuar përmes një sms, zëdhënësi i Vetëvendosjes, Erzen Vraniqi.