Autoritetet policore kanë bërë me dije se sot te shkolla fillore në fshatin Shipashnicë e Poshtme, Komuna e Kamenicës, banoret e fshatit e kane bllokuar derën e hyrjes së shkollës me qellim për të mos i lënë zyrtarët komunal që të vendosin brenda kësaj shkolle inventarin për parashkollorë.
Kështu ka thënë Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan, sipas të cilit në vendin e ngjarjes janë tri patrulla policore të PK-së, mirëpo situata është paraqitur e tensionuar.
“Aty ishin mbledhur rreth 50 banorë të fshatit në shenje pakënaqësie ku me ketë rast janë sulmuar zyrtarët komunal, për ta futur situatën nën kontroll është përdorur edhe spreji nga ana e zyrtarëve policorë”, ka thënë zëdhënësi Hashani. /2LONLINE.com/