Në statistikat e Policisë Rajonale të Gjilanit janë regjistruar raste të posedimit të narkotikëve, armëmbajtjes pa leje dhe të aksidenteve të trafikut me lëndime.
Raporti i policisë:
INCIDENTET KRIMINALE
POSEDIM I NARKOTIKËVE
Rr. Adem Jashari, Viti 05.08.2022 – 11:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit i është gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 0.5 gram substancë që dyshohet të jetë narkotike. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.
ARMËMBAJTJE PA LEJE
Fsh. Livoq i Epërm, Gjilan-06.08.2022-00:20-00:45. Gjatë kontrollit në shtëpinë e dy të dyshuarve meshkuj kosovarë është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me shtatë copë fishekë. Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt.
RASTET TJERA – NGJARJET:
AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME
· Rr. Zija Shemsiu, Gjilan 04.08.2022 – 23:15. Raportohet për një aksident trafiku në mes dy veturave. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar, i cili pas tretmanit mjekësor në Spitalin Rajonal Gjilan lirohet në shtëpi.
· Fsh. Shillovë, Gjilan 05.08.2022 – 00:10. Raportohet për një aksident trafiku në mes dy veturave. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar dy drejtuesit viktimat meshkuj kosovarë të cilët pas tretmanit mjekësor në Spitalin Rajonal Gjilan lirohen. /2LONLINE/