/2L ONLINE/ – Pothuajse nuk ka ditë që nuk raportohet për raste kur Policia e Rajonit të Gjilanit arreston personat që kërkohen me urdhëresa të Gjykatave përkatëse. Edhe sot është raportuar për tri raste të tilla.
Në rrugën “Adem Jashari”, në Gjilan, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Viti, është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje dënimi në burgun e Gjilanit.
Po në Gjilan në bazë të urdhëresave të lëshuara nga Gjykata Themelore Gjilan është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje dënimi.
Në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, në bazë të urdhëresës të lëshuara nga Gjykata Themelore Gjilan është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje dënimi.
Duke folur për rasti ne tretë ka thënë se A. L. (1980) është ndalur nga Policia e Kosovës gjatë kontrollimit të Pasaportës derisa ishte në Aeroportin “Adem Jashari’ ’në Prishtinë.
Toger Hashani tha se personi në fjalë kërkohej sipas Urdhër arrestit aktivë të lëshuar nga data 07.03.2011 nga Gjykata Themelore në Gjilan, i njëjti sipas aktvendimit ishte i dënuar me 3-vite burg. Ai është dërguar menjëherëë në vuajtje të dënimit në Burgun e Dubravës sipas aktvendimit të cekur më lart. /2L ONLINE/