DYLON

Shkolla fillore “Thimi Mitko”, në të dyja konkurrencat, më e mira në basketboll

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Në turneun e organizuar të basketbollit në mes shkollave fillore të Komunës së Gjilanit në dy konkurrencat më të mirët u treguan basketbollistët e shkollës fillore ‘Thimi Mitko’ nga Gjilani.

Nxënësit e kësaj shkolle dëshmuan se në mesin e tyre ka shumë talent, duke shpresuar se do të jenë ardhmëri e basketbollit jo vetëm të Komunës së Gjilanit por edhe në nivel qendror të Republikës së Kosovës.

EkoHigjiena

Në konkurrencën e meshkujve basketbollistët nga shkolla ‘Thimi Mitko’ në finale mposhtën njomakët nga shkolla fillore ‘Abaz Ajeti’ me rezultat 34 – 21 duke treguar basketboll cilësor.

Njëri ndër basketbollistët më të mirë nga ‘Thimi Mitko’ Ardit Sahiti për 2L ONLINE u shpreh, “Gjatë tërë turneut shkolla jonë ishte bindshëm më e mira duke dëshmuar se me punë arrihet gjithçka dhe për këtë sukses i falënderohem stafit të shkollës të cilët me punën e tyre profesionale na drejtuan drejt këtij suksesi mjaft të madh të shkollës sonë”.

Në konkurrencën e femrave Basketbollistet nga shkolla ‘Thimi Mitko’ me lehtësi mposhtën basketbollistet nga shkolla ‘Lagjja e Dytë’ me rezultat 23 – 15.
Njëra ndër basketbollistet më të mira të kampit fitues të shkollës ‘Thimi Mitko’

Albulena Latifi përshtypjet nga ky turne i shprehu: ” U dëshmua se të gjitha shkollat ishin mjaft të përgatitur për këtë turne mjaft cilësor, shoqet e mija dhe shkolla jonë ishte më e përgatitur dhe në fund ia dolëm duke u renditur në pozitën e parë një meritë të veçantë për këtë sukses kanë arsimtarët tanë të kulturës fizike të cilët asnjëherë nuk na u ndan drejt këtij suksesi”.

Stafi i arsimtarëve nga shkolla fillore ‘Thimi Mitko’ nga Gjilani Fidan Jonuzi, Shpend Sylejmani, Sebahate Ahmetaj e Makfire Brestrovci me të drejtë u ndien krenar.

“Jam shumë i lumtur që nxënësit e shkollës tonë në dy konkurrencat ishin më të mirë se nxënësit e shkollave tjera, por edhe këto shkolla patën cilësitë e tyre, u dëshmua se shkolla jonë në radhët e saja ka Pedagog të vyeshëm në kulturën fizike duke e përcjell këtë dije me mjaft sukses edhe tek nxënësit e shkollës”,shprehet Arsimtari i kulturës fizike nga ‘Thimi Mitko’ Shpend Sylejmani. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.