Duke iu referuar statistikave policore brenda një jave (22.05.2019 deri më 28.05.2019), në Rajonin e Gjilanit janë regjistruar 16 aksidente trafiku ndërsa për shoferët e pandërgjegjshëm që kanë ra ndesh me ligjin janë shqiptuar 866 tiketa gjobitëse. Janë regjistruar 52 incidente ndërsa janë arrestuar 12 persona.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se gjatë periudhës shtatë ditore, në këtë rajon ka pasur 16 aksidente trafiku nga të cilat 5 me lëndime në njerëz dhe 11 aksidente trafiku me dëme materiale, por pa lëndime.
Hashani tha se gjatë kësaj periudhe janë shpërndarë 866 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.
Përndryshe, autoritetet policore të Rajonit të Gjilanit kanë kërkuar nga ngasësit e automjeteve që të shtojnë kujdesin dhe të jenë pjesë e komunikacionit konform ligjit duke i respektuar të gjitha rregullat, në mënyrë që t’u iket aksidenteve.