Sot me datë 05.10.2021, Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Sektori për Hetimin e Korrupsionit në Prishtinë, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore ka arrestuar personin e dyshuar me iniciale (M.B. ) si dhe është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit të lartcekur ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi (dërgesat postare) të padorëzuara nga i dyshuari i cili ka qenë përgjegjës për dorëzimin e tyre tek palët e adresuara gjate kohës sa ka qenë punëtorë i Postës së Kosovës.
Dëshmitë dhe provat e gjetura dhe sekuestruara janë si në vijim:
682 Shkresa të Gjykatës
512 Fatura të tatimit mbi pronë
337 Fatura te Valës
57 Dërgesa Ndërkombëtare
200 Shkresa të Trustit
197 Fatura të Bankave
7 Shkresa të Ministrisë së Bujqësisë
18 Dërgesa nga Komuna e Lipjanit
1 Dërgesë nga AKP
14 Dërgesa nga Përmbaruesit privat
1 Dërgesë nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit hapësinor
Në total (2026) dërgesa të ndryshme të pa dorëzuara që i dyshuari kishte obligim ti dorëzonte tek palët e adresuara në bazë të detyrës së tij zyrtare.
Me këto veprime personi i dyshuar (M.B,) dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i detyrës apo autoriteti zyrtar” sipas nenit 414 të kodit penal të Republikës së Kosovës.
Ndaj të dyshuarit pas intervistimit, Prokurori i Shtetit nga PTH-Prishtinë ka nxjerrë aktvendim për ndalim për 48 orë.