Njësia për Kontroll të Autostradave në kuadër të planit operativ “Parandalimi i garave ilegale të shpejtësisë” vetëm javën e fundit ka arritur në tri (3) raste të parandaloj garat ilegale të shpejtësisë me automjete, ku ka shqiptuar pesë (5) gjoba për pjesëmarrje në gara ilegale të shpejtësisë, dy (2) gjoba për vazhdimin e masës mbrojtëse, një (1) gjobë për tejkalim të shpejtësisë si dhe një (1) gjobë për drejtimin e automjetit pa e fituar të drejtën për drejtimin e mjetit.
Gjithashtu gjatë kësaj jave në autostradën ”Dr. Ibrahim Rugova “ në afërsi te Trudes në dy (2) raste të ndara janë identifikuar katër (4) persona duke bërë gara ilegale të shpejtësisë ndaj të cilëve në koordinim me prokurorin e shtetit janë ndërmarrë veprime për sekuestrimin e veturave dhe inicimin e rasteve për vepër penale “Shkaktim i Rrezikut të Përgjithshëm”, njofton Policia e Kosovës. /2LONLINE/