Policia e Kosovës, njësitet e hetimeve në Gjilan, kanë arrestuar një të dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”. Rasti kishte ndodhur më herët, ku më 19 prill 2019, rreth orës 09:40, ishte paraqitur një rast “Vjedhje e rëndë’’ që kishte ndodhur në një objekt shumëkatësh qe ishte ne ndërtim e sipër, në Gjilan.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se asokohe, ankuesi kishte deklaruar se në objektin e tij nga person-a, të panjohur iu kishin vjedhur kabllot e rrymës elektrike në gjatësi: 2388m duke i shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
“Policia e Kosovës njësitet hetuese të stacionit policor të Gjilanit përmes rrugëve operative pas një pune mirë të organizuar sot me 12 shtator 2019 kanë arritur që ta identifikojnë të dyshuarin, e kësaj vepre, L. H. (1993), shqiptar shtetas i Kosovës. I njëjti është arrestuar nga policia e Kosovës dhe është intervistuar në prezencë të avokatit të tij të caktuar sipas detyrës zyrtare”, thotë zëdhënësi Hashani.
Sipas tij, janë gjetur prova të qëndrueshme që ky i dyshuar besohet të jetë i involvuar në këtë rast “vjedhje e rëndë”.
Po ashtu ky i dyshuar besohet të jetë i involvuar edhe në së paku tri raste tjera, kryesisht vjedhje të kabllove të rrymës elektrike.
Lidhur me ecurinë e zhvillimit të hetimeve të këtyre rasteve janë përfill të gjitha procedurat e parapara ligjore.
Ndaj te dyshuarit është caktua masa e ndalimin për 48 ore. Rasti ka kaluar në Prokurorinë Themelore.